Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës njoftoi se 33 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të sotme.
Sipas agjencisë, një seri sulmesh ajrore izraelite në territorin e Gazës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 33 personave, duke e rritur bilancin e mëparshëm prej 21 viktimash.
Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit 9-ditor, i cili ishte ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.