Sulme Ruse: 1 Milion Familje Ukrainase pa Energji dhe Ujë

Sulmet ruse lënë mbi 1 milionë familje ukrainase pa energji elektrike dhe ujë

Më shumë se një milion familje në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainën qendrore, janë pa ujë dhe energji elektrike pas sulmeve ruse gjatë natës ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, bëri të ditur të martën një ministër ukrainas.

“Puna e riparimit po vazhdon në rajonin e Dnipropetrovskit për të rikthyer ngrohjen dhe furnizimin me ujë për më shumë se një milion konsumatorë”, shkroi në mediat sociale Oleksiy Kuleba, zëvendëskryeministri i qeverisë ukrainase përgjegjës për rindërtimin.

Ministria e Energjisë e Ukrainës raportoi se energjia elektrike u ishte ndërprerë gati 800,000 konsumatorëve në rajonin e Dnipropetrovskit. Në një deklaratë, ministria shtoi se energjia elektrike u ishte ndërprerë edhe tetë minierave në rajon, por punëtorët ishin evakuuar.

Scroll to Top