Sulmet amerikane kundër trafikantëve të drogës në Paqësor dhe Karaibe: Të paktën 11 viktima
Të paktën 11 persona, të akuzuar nga Uashingtoni për trafik droge, kanë humbur jetën pasi forcat ushtarake amerikane goditën anijet ku ata ndodheshin. Sulmet janë kryer në rajonet e Paqësorit dhe Karaibeve.
Sipas mediave ndërkombëtare, numri i viktimave ka arritur në të paktën 140 persona që nga muaji shtator. Ky operacion ka për qëllim goditjen e karteleve të drogës që furnizojnë Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, veprimet janë vënë në dyshim nga ekspertë dhe kanë nxitur kritika nga qeveria dhe partitë opozitare në Uashington.
