Ish-gjyqtari sulmon hapur Negreirën: Është një turp dhe dëmton arbitrimin
Urizar Azpitarte, ish-arbitër i Kategorisë së Parë dhe një opinionist i njohur në emisionin “El Chiringuito”, ka bërë disa deklarata të forta lidhur me rastin Negreira, si dhe për përvojën e tij personale si arbitër dhe sipërmarrës që ka bashkëpunuar me klube të ndryshme spanjolle të futbollit.
Lidhur me Jose Maria Enriquez Negreira, ish-presidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA), i cili dyshohet të ketë marrë miliona euro nga Barcelona për shërbime të cilat janë aktualisht nën hetim, Urizar theksoi se “ai është një turp dhe një ndikim negativ në arbitrim. Situata e Negreirës është një çështje mes tij dhe Barçës; ata duhet ta zgjidhin vetë.”
Pas kësaj deklarate të fuqishme, Urizar zbuloi se ai është aksionar në tetë klube të Divizionit të Parë: “Unë jam aksionar në Real Sociedad dhe shtatë klube të tjera në Spanjë (ai përmendi gjithashtu Alavesh, Osasuna dhe Malaga), sepse ne punonim me të gjitha klubet. Kemi pasur një kompani që konkurronte me shërbimin postar, por ishte më e lirë. Kur u bë kalimi në shoqëri aksionare, klubet nuk kishin para dhe na thanë: ‘Do t’ju paguajmë me aksione’.” (Programi sqaroi më vonë se Urizar nuk ishte më arbitër aktiv në atë kohë).
Ish-arbitri shtoi: “Unë kisha një kompani të themeluar në Barcelonë dhe kisha një zyrë prej 500 metrash katrorë. A e dini kush e zotëronte atë? Nunjez, dhe çfarë më intereson mua…”
