Mër. Tet 17th, 2018

Sulmuan shqiptarët në Novi Sad, pranga 4 serbëve

Policia serbe arrestoi 4 persona lidhur me rrahjen brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsa Stefanoviç deklaroi se, pas një hetimi intensiv, forcat e rendit i identifikuan të gjithë agresorët e dy të rinjve shqiptarë dhe prangosi 4 individë për incidentin.

Sulmi ndaj dy 19-vjeçarëve shqiptarë ndodhi orët e para të së dielës. Njëri prej tyre, Çlirim Maloku, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga Reanimacioni.

Lexo edhe:
Rrihen brutalisht dy shqiptarë në Serbi

Viktimat, – siç rrëfen i riu tjetër, që ishte në gjendje më të mirë, – u shpëtuan vetëm nga sirenat e ambulancës dhe policisë që i kishte thirrur një grua që kishte qenë aty pranë.

Mediet serbe raportuan se incidenti ka qenë i motivuar etnikisht dhe se shqiptarët u sulmuan vetëm sepse folën gjuhën e tyre.

Për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, episodi i dhunës është dëshmi e tensioneve që ekzistojnë ende mes dy popujve. Hoti shkroi në profilin e tij në Facebook se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është e gjatë.

InfoPasqyra/tch

Kategori