Superiore: Teuta rikthehet, Bylisi rrezikon, Egnatia ngadalësohet

RENDITJA/ “Çuditë” e Superiores, një ekip i shtohet garës për “Final Four”! Egnatia nuk përfiton maksimumin

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Vora dhe Egnatia barazuan 1 me 1, ndërsa Teuta mposhti Bylisin me rezultatin 2-1.

Një “çudi” në Superiore është kthimi i Teutës në garë për “Final Four”. Pas 10 javësh pa fitore, aktualisht numëron 5 pikë më pak se Dinamo, e cila do të përballet nesër me Flamurtarin. Bylisi, si vend i parafundit, vijon të mbetet pretendent për rënien nga kategoria.

Nga ana tjetër, Egnatia nuk arriti të përfitonte maksimumin nga ky raund. Me vetëm 1 pikë të marrë nga transferta e Vorës, ajo humbet mundësinë për të arritur kreun e renditjes përpara supersfidës së nesërme Vllaznia-Elbasani. Vora, e vendosur në vendin e shtatë, ndodhet 5 pikë larg zonës “play out”.

Nesër do të zhvillohen ndeshjet Vllaznia-Elbasani, Partizani-Tirana dhe Dinamo-Flamurtari.

Scroll to Top