Hën. Dhj 17th, 2018

Superiorja nis me Kukësi-Skënderbeu. Cungu kërkon revanshin

Java e 16 e Kategorisë Superiore hapet me supersfidën mes Kukësit dhe Skënderbeut, skuadrat që kanë fituat titullin kampion të vendit në dy sezonet e fundit.

Skuadra verilindore e humbi ndeshjen e fazës së parë ndaj korçarëve, ndaj për trajnerin Armando Cungu, tashmë ka ardhur koha që skuadra e tij të marrë revanshin, e të marrë 3 pikët në këtë përballje.

Trajneri Cungu vuri në dukje problemet që ka pasur skuadra e tij gjatë këtij sezoni me dëmtimet e futbollistëve, por që sipas tij nuk përbën një justifikim.

Sfida mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet në stadiumin e Kamzës, ditën e premte, ndërkohë që të shtunën do të luhen sfidat Tirana-Kastrioti dhe Teuta-Partizani. Java e 16 e Kategorisë Superiore do të mbyllet të dielën, me ndeshjet Kamza-Luftëtari e Flamurtari-Laçi.

InfoPasqyra/tch

Kategori