Tabaku paralajmëron BE për ligjin e porteve: Shkelje e rëndë

Tabaku i dërgon letër Komisionit Europian: Ligji për portet shkel 3 kapituj të BE

Pak para fillimit të seancës plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë një deklaratë. Ajo ka bërë të ditur se i ka dërguar një shkresë Komisionit Europian, si dhe autoritetit të konkurrencës në BE, lidhur me ligjin për portet. Në këtë shkresë, Tabaku argumenton se ligji në fjalë shkel tre kapituj të legjislacionit të Bashkimit Europian.

Gjatë një deklarate për mediat para nisjes së seancës plenare, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ligjit të miratuar për Portet Turistike. Ajo ka informuar se i ka dërguar një shkresë Parlamentit Europian, duke theksuar se “ligji për portet turistike, ndryshimi më i fundit që po paraqitet në Parlament, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe me kapitujt 5, 8 dhe 14 të legjislacionit të BE-së.

Tabaku shtoi se nuk është diçka e re që ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë janë “me porosi”, duke mbrojtur interesa të veçanta, por ky ligj është i 18-ti në radhën e ligjeve të tilla. Deputetja demokrate vuri në dukje se ky rast përfaqëson një model qeverisës ku “pronat publike trajtohen sikur të jenë private,” duke varfëruar vendin dhe duke pasqyruar mënyrën se si qeveria shqiptare e koncepton procesin e integrimit europian.

Scroll to Top