Teherani “lëshon pe”: Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Tajlanda ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me Iranin për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve të saj të naftës në Ngushticën e Hormuzit. Ky ngushticë është një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë dhe ka qenë pjesërisht e paralizuar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul, gjatë një konference për shtyp. Ai theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për sigurinë energjetike të vendit.
“Është arritur një marrëveshje për të lejuar tankerët e naftës tajlandeze të kalojnë në mënyrë të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve në lidhje me furnizimin me karburant të Tajlandës,” deklaroi ai.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe për transportin global të naftës, ku kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit botëror. Tensionet e fundit dhe përshkallëzimi i konfliktit në rajon kanë shkaktuar ndërprerje dhe rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.
