Pak pas marrjes së detyrës, drejtori i ri i Policisë, Skënder Hita, zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku Hita mbërriti me automjet nga hyrja kryesore të mërkurën mesditë. Diskutimet u përqendruan në çështje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Ky është takimi i parë mes dy zyrtarëve pas marrjes së detyrës nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
