Pre. Kor 20th, 2018

Takimi Rama-Tsipras: Së shpejti, zgjidhje pozitive mes dy vendeve

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë”.  Kështu janë shprehur dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës.

Në lidhje me takimin në samitin e Londrës, Kryeministria thotë se: “Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme”.

“Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thotë Kryeministria. /j.p/

Kryesore – Agjencia Telegrafike Shqiptare