A do të zhvillohet sërish takimi Trump-Putin? Lavrov: Samiti në Budapest varet nga…
Pyetja nëse presidentët Trump dhe Putin do të takohen sërish mbetet pezull. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar se perspektivat për mbajtjen e një samiti Rusi-SHBA në Budapest do të varen nga pala amerikane, e cila ka qenë iniciatore e kësaj ideje.
Lavrov shpjegoi: “Presidenti Trump i sugjeroi Presidentit Putin të takoheshin në Budapest. Presidenti Putin u përgjigj pozitivisht, duke thënë le të fillojmë punën përgatitore.” Ai shtoi se iniciativa ekziston dhe se Rusia, si palë e sjellshme, kur ftohet, pranon me kushtin që të dakordojnë kohën, vendin dhe mënyrën. Megjithatë, ai theksoi se ftesa u anulua, siç konfirmoi dje Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. Më pas, u sqarua se “anullimi” nënkuptonte “shtyrje”. Sipas diplomatit më të lartë rus, përgjegjësia për zhvillimin e procesit mbetet tek ata që e kanë iniciuar.
Diplomati rus gjithashtu bëri të ditur se ai nuk u ftua personalisht, por pati një “bisedë të mirë me Sekretarin e Shtetit [amerikane], i cili rezulton të jetë Marco Rubio”. Ai konfirmoi se “iniciativa ishte nga ana e Shteteve të Bashkuara”. Lavrov përmendi gjithashtu një komunikate nga Departamenti i Shtetit amerikan, ku thuhej se biseda telefonike mes Rubios dhe Lavrovit ishte “e mirë dhe produktive”. Sipas kësaj komunikate, takimi nuk ishte i nevojshëm për momentin, duke qenë se biseda ishte e tillë.
Presidenti Putin u shpreh për gazetarët më 23 tetor se samiti ruso-amerikan në Budapest ishte shtyrë dhe jo anuluar përfundimisht.
