IGLI TARE ARRIN AKORD ME DREJTUESIT E PARTIZANIT TË BEOGRADIT, ZBULIMI I SEZONIT TRANSFEROHET TE MILANI
Igli Tare ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit Partizani i Beogradit për të transferuar Andrej Kostiç. Sulmuesi i talentuar nga Mali i Zi do t’i bashkohet skuadrës kuqezi duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Kostiç rezultoi një zbulim i veçantë për klubin serb të Superligës. 19-vjeçari ka shënuar 11 gola në 34 ndeshje. Ky transferim ka qenë në fokus të menaxhmentit të Milanit prej disa muajsh.
Kostiç ka debutuar tashmë edhe me kombëtaren e Malit të Zi dhe pritshmëritë për të ardhmen e tij janë të mëdha. Partizani i Beogradit e transferoi lojtarin verën e kaluar kundrejt shumës prej 900 mijë eurosh. Karriera e tij sportive filloi te Buducnost Podgorica.
