Tarifat e Trump shkaktojnë zemërim, Britania e Madhe e Danimarka reagojnë

Tarifat e Trump zemërojnë Britaninë e Madhe, Starmer: Hap krejtësisht i gabuar, do bisedojmë me administratën amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar planet për të vendosur tarifa prej 10% për çdo mall të eksportuar nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe vende të tjera europiane drejt SHBA-së, duke filluar nga 1 shkurti. Trump deklaron se këto tarifa do të jenë në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë të Grenlandës nga ana e SHBA-së.

Menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili e cilësoi kërcënimin e Presidentit Trump për vendosjen e tarifave mbi Grenlandën si “krejtësisht të gabuar”. Starmer theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të diskutojë çështjen me administratën amerikane, duke shtuar se pozicioni i Grenlandës është “një çështje që u takon banorëve të Grenlandës dhe danezëve”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, u shpreh se kërcënimi i Trump është “një surprizë”, pasi vjen vetëm disa ditë pas një “takimi konstruktiv” mes zyrtarëve danezë dhe amerikanë.

Scroll to Top