Mër. Dhj 19th, 2018

Taulant Muka zbulon të vërtetën e Kryeministrit: Unë jam mësues vizatimi, nuk bëj dot reformë…

Një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në 5” në InfoPasqyra/tch, ishte edhe ish-zëvendës minstri i Arsimit, Taulant Muka.

Ai nuk ngurroi të shfaqte mbështetjen e plotë për të gjithë studentët që kanë ngritur zërin për të drejtat e tyre, duke theksuar se protesta duhet të vazhdojë.

Sipas Mukë-s, të rinjtë nuk duhet t’u zënë besë premtimeve të Kryeministrit apo ministres së Arsimit, pasi këta të fundit janë të vetëdijshëm që nuk dijnë të bëjnë reforma.

“Unë jam mësues vizatimi dhe Lindita është mësuese matematike, në nuk bëjmë dot reforma”, ishin këto fjalët që z.Rama i kishte thënë akademikut Muka gjatë një takimi pak kohë më parë.

InfoPasqyra/tch

Kategori