Mër. Jan 23rd, 2019

Të famshmit shqiptarë që u martuan më shumë se një herë

<!– GazetaExpress E enjte, 13 Dhjetor 2018 16:45–>

Më shumë se një martesë për këta të famshëm.

Sabri Fejzullahu– Kishte thënë që ishte ndarë nga gruaja e tij sepse botëkuptimi për artin nuk ishte i njëjtë. Tashmë ai është i martuar me gruan e tij të dytë që quhet Nera dhe kanë së bashku dy fëmijë.

Jehona Sopi – Ishte ndarë nga burri i saj shumë vite më parë, për të pauzuar kështu një kohë, deri sa u martua në njërën ndër martesat më luksoze të estradës, me burrin e saj Lavdim Koshutova.

Shkumbin Kryeziu – Ndoshta nuk e keni ditur, mirëpo para se ai të martohej me Mimoza Mustafa, ishte i martuar me Vlora Dumoshin, me të cilën ka edhe dy djem. Vlora momentalisht është këshilltare e kryeministrit Isa Mustafa.

Teuta Krasniqi – Ishte e martuar për disa vite me këngëtarin Blerim Muharremi (Blero). Si fryt i dashurisë është edhe vajza e tyre Tara. Mirëpo, martesa nuk zgjati shumë dhe tani të dy janë të lumtur me persona të tjerë.

Edona Llalloshi – Divorci i saj kishte zgjatur katër vite, por më në fund Edona gjeti fatin e jetës dhe tashmë është e martuar për së dyti herë me Gazmend Fejzullahun, biznismenin e njohur nga Peja, shkruan Botapress.info

LajmiFundit

Kategori