Mër. Tet 17th, 2018

Të gjithë mendojnë se Meghan Markle është shtatzënë dhe kanë arsye bindëse

<!– GazetaExpress E shtune, 13 Tetor 2018 18:51–>

Dasma e princeshës Eugenia ditën e djeshme mori gjithë vëmendjen mediatike! Jo vetëm për faktin se protagonistë të saj ishin gjaku blu dhe njerëzit e sërës së lartë, por sepse në të morën pjesë edhe shumë personazhe të famshme nga bota e modës, spektaklit, kinemasë, etj. Siç e do zakoni në të tilla ngjarje të mëdha, sigurisht!

Por, pas fustanit të princeshës Eugenia dhe të ftuarve VIP, me shumë mundësi që vëmendjen më të madhe e mori prania e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle. E veshur me një pallto të gjatë blu, së cilës i kishte mbërthyer vetëm dy kopsat e para, bashkëshortja e princit Harry i vuri të gjithë në mendime…

37 vjeçarja e mbajti gjatë gjithë kohës veshur këtë pallto, madje nuk e hoqi atë nga trupi as gjatë ceremonisë së celebrimit të çiftit brenda në kishë. Të dyja këto momente u fokusuan nga paparacët dhe mediat, të cilat menjëherë aluduan për një shtatzëni të mundshme të saj. Po nuk munguan as komentet e shumta në Twitter, ku në një prej tyre shkruhej: “Duke gjykuar nga fakti se ajo mban një pallto, Meghan Markle, ose është shtatzënë, ose është nga ata persona që ftohen lehtë”- ishte një prej komenteve.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi u zbulua fakti se Meghan nuk do të vizitojë Fixhin gjatë turit të saj mbretëror. Një person që merret me guidën e vendit ka treguar se Princ Harry do të shkojë i vetëm në këtë udhëtim të radhës së tij.

Çifti mbretëror në fakt e kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur një fëmijë e për të zgjeruar familjen e tyre, por deri më tani pallati Mbretëror nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shtatzëninë e Dukeshës së Sussex.

LajmiFundit

Kategori