Të shtëna me armë në Fier, policia jep detaje për ngjarjen
Rreth orës 21:30 të kësaj të premteje, në një lokal në lagjen “8 Shkurti” të Fierit ka ndodhur një konflikt mes dy personave.
Sipas një njoftimi të policisë, dyshohet se pas përplasjes mes një personi të identifikuar si Romeo Çako, 33 vjeç, dhe një tjetri të identifikuar si Mariglen Sina, i pari ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.
