Të shtëna me armë pranë pallatit presidencial në Venezuelë

Kaos në Venezuelë, të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie pranë pallatit presidencial Palacio Miraflores.

Sipas raportimeve, të shtënat përfshinin armë automatike dhe mitraloza kundërajrorë dhe u përqendruan në zonën ku ndodhet pallati presidencial. Aty Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolás Maduron, u betua një ditë më parë si presidente në detyrë.

Në vendngjarje kanë shkuar kolona automjetesh ushtarake të blinduara me persona të armatosur.

Scroll to Top