Die. Sht 23rd, 2018

Të shtëna në Dhërmi, policia shoqëron autorin e dyshuar

Një konflikt i çastit në vendin e njohur si plazhi Havana, në Dhërmi, është shoqëruar me të shtëna në ajër mbrëmjen e së shtunës.

Ndonëse nuk ka pasur asnjë të lënduar, Policia e Vlorës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka mundur të kapë dhe shoqërojë në komisariat autorin e dyshuar të të shtënave në ajër.

Një grup hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

InfoPasqyra/tch

Kategori