Të shtëna në shkollë në Maryland, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarrri në një shkollë në Maryland, një person i plagosur

Autoritetet në Maryland, SHBA, njoftuan të hënën pasdite se një incident me armë zjarri ka ndodhur brenda një kompleksi shkollor, ku një person u konfirmua të jetë plagosur. Policia Shtetërore e Montgomery ka arrestuar një person të dyshuar.

Departamenti i Policisë së Qarkut Montgomery ka bërë të ditur se Shkolla e Mesme Thomas S. Wootton mbetet e bllokuar, ndërsa shumë zyrtarë janë mbledhur në vendngjarje. Rrugët që të çojnë në shkollë janë të mbyllura për momentin.

Fillimisht, autoritetet kishin rekomanduar që prindërit të mblidheshin në një kampus universitar aty pranë, i cili ishte caktuar si vendi i takimit. Megjithatë, më vonë atyre iu dha urdhër të mos mblidheshin, pasi incidenti konsiderohet i përfunduar.

Scroll to Top