Të shtënat me armë tek “Delijorgji”: Të dhëna për të plagosurin dhe autorin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë dhe detaje të reja po dalin në dritë. Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, pranë kompleksit “Delijorgji”, gjatë një konflikti, ka mbetur i plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim.
Autoritetet kanë identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Besjan Ferazini dhe po vijojnë punën për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
