Hën. Nën 19th, 2018

Të tjera probleme për Panuçin, dëmtohet Alban Hoxha

TIRANË, 13 tetor/ATSH-A Fortuzi/ – Kristian Panuçi ka humbur edhe Alban Hoxhën. Portieri i “Partizanit” është dëmtuar gjatë seancës stërvitore dhe është detyruar të largohet më herët nga përfaqësuesja kombëtare e futbollit, duke bërë kështu që Panuçi në udhëtimin drejt Izraelit të marri një portierë tjetër.

Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Kristian Panuçi ka thërritur menjëherë portierin e ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati. Skuadra udhëtoi sot drejt Tel Avivit rreth orës 15.30. Në orën 19.45 (ora lokale) të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit./e.caushi/

Kategori