Die. Gus 19th, 2018

TEHERAN – Irani përjashton çdo takim me SHBA-në

TEHERAN, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Irani përjashtoi sot çdo takim me SHBA-në, katër ditë pas rivendosjes së sanksioneve amerikane duke hedhur poshtë ofertën për dialog nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Të martën, Uashingtoni vendosi sanksione ekonomike kundër Iranit, pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja historike për programin bërthamor të arritur në vitin 2015 mes teheranit dhe fuqive të mëdha.

Edhe pse Trump është shprehur se po kërkon, nëpërmjet sanksioneve, të ushtrojë një presion maksimal kundër Iranit, akuzuar për aktivitete të rrezikshme, ai u shpreh i gatshëm për diskutime me Teheranin dhe për një marrëveshje të re globale.

Sot, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif ka qenë kategorik

“Jo, nuk do të ketë takim”, deklaroi ai për agjencinë iraniane të lajmeve “Tasnim”, që e pyeti për një takim të mundshëm me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo apo me zyrtarë të tjerë amerikanë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator, në të cilin do të marrin pjesë Trump dhe presidenti iranian, Hassan Rohani./
/ec/

Kategori