Sht. Nën 17th, 2018

TEHERAN – Irani, Rusia dhe Turqia në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për Idlebin

TEHERAN, 7 shtator . – Irani, Turqia dhe Rusia ranë dakord sot në Teheran për të rregulluar me një shpirt bashkëpunimi fatin e provincës së Idlebit, bastioni i fundit i madh i kryengritësve në Siri të kërcënuar nga ofensiva e forcave të Damaskut, sipas një komunikate zyrtare.

Të mbledhur në një samit në kryeqytetin iranian, presidentët e këtyre tre vendeve vendosën të rregullojnë çështjen e Idlebit në shpirtin e bashkëpunimit që karakterizon procesin e Astanas, që u fillua nga këto tre vende për t’u përpjekur të sjellin paqen në Siri, sipas komunikatës përfundimtare të këtij samiti.

Irani, Rusia dhe Turqia mbështesin palë të ndryshme ndërluftuese në Siri, ku Teherani dhe Moska mbështesin Damaskun ndërsa Ankaraja rebelët.

Gjatë samitit të tyre të shkurtër në Teheran, presidenti iranian, Hassan Rohani dhe homologët e tij rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan vazhduan të mos pajtohen në çështjet kryesore.

Putini dhe Rohani mbështesin vazhdimin e bombardimeve ndërsa Erdogan kërkon vendosjen e një armëpushimi në Idleb. /G.S/

Kategori