Hën. Dhj 17th, 2018

Tendencë në rritje për ndërtimin e hoteleve

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Vetëm në vitin 2017, në Shqipëri kanë nisur të ndërtohen 53 hotele, shumë më tepër se sa në 4 vite të mëparshme të marra së bashku.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Mak Albania dhe Hyatt, në Tiranë.

Shqipëria ka një rritje të vazhdueshme të numrit të turistëve, tha Rama, duke theksuar se “këtë e provojnë shifrat në rritje të të ardhurave nga turizmi”.

Por, sipas Ramës, e rëndësishme është se ka një tendencë shumë më të lartë se viti i mëparshëm i ndërtimit të hoteleve.

Ndërtimi i hoteleve, tha ai, është një prirje gjithmonë e më e fortë dhe që fuqizohet edhe nga ardhja e firmave të mëdha që konfirmojnë e vulosin faktin se në 10 vitet e ardhshme turizmi do të jetë pa diskutim burimi kryesor i rritjes në Shqipëri. /j.p/

Kategori