Tension në Këshillin e Mandateve, prokurorët largohen nga mbledhja
SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, çka ka krijuar tensione në Këshillin e Mandateve, ku prokurorët janë larguar nga mbledhja.
Këshilli i Mandateve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi për thirrjen e Këshillit erdhi pas kërkesës së Komisionit Europian, që Kuvendi të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që kishte shkarkuar Ballukun nga funksionet publike.
Pritet vendimi i Këshillit, të drejtuar nga Niko Peleshi, mbi kërkesën e SPAK.
