Mbaron mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: I keqardhur për çfokusimin nga protesta
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike (PD), e thirrur me urgjencë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku, ka përfunduar pas disa orësh. Mbledhja u shoqërua me tensione mes anëtarit të Kryesisë, Ervin Salianji, dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka.
Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat, Salianji u shpreh i keqardhur që zhvendosja e fokusit të mbledhjes së Kryesisë ndodhi pikërisht në kohën e protestës.
“Kishim mendime të ndryshme. Do të ecim përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë,” tha Salianji.
Ai shtoi se “vendimmarrja e PD, e cila ishte e paqartë në mjaft situata, e bën përgjegjës Flamur Nokën.” Duke sjellë një precedent, Salianji kujtoi se “kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave.”
Ervin Salianji theksoi gjithashtu: “Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do të ecim përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD, e cila ishte e paqartë në mjaft situata, e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara.”
