tensione Lindje e Mesme, Franca dërgon aeroplanmbajtëse

Përshkallëzimi i tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme / Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar lëvizjen e aeroplanmbajtëses franceze me energji bërthamore, “Charles de Gaulle”, nga Deti Baltik në Mesdhe. Sipas njoftimit të presidentit, anija do të shoqërohet nga krahu i saj ajror dhe fregatat.

Macron shtoi gjithashtu se avionë luftarakë Rafale, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sisteme radarësh ajrorë janë vendosur në Lindjen e Mesme.

Më herët, Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur një strukturë nëntokësore në perëndim të Teheranit. Sipas tyre, aty dyshohet se një grup shkencëtarësh po punonin në fshehtësi të plotë në një program zhvillimi armësh bërthamore.

“Operacioni i dha një goditje kritike aftësisë së regjimit iranian për të zhvilluar armë atomike”, deklaroi ushtria izraelite.

Scroll to Top