Tensionet Iran-SHBA: Irani nuk lëkundet nga presioni

Trump paralajmëroi për shuarjen e qytetërimit iranian; Reuters: Irani nuk lëkundet

Pavarësisht presionit të fortë që Donald Trump po ushtron prej ditësh ndaj Iranit, duke deklaruar madje sot se nëse nuk do të hapin Ngushticën e Hormuzit, qytetërimi iranian do të shkatërrohet, agjencia Reuters raporton se ky presion nuk po ka efekt në Teheran.

Një burim i lartë iranian deklaroi se Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të “premtimeve boshe”.

Burimi shtoi gjithashtu se fleksibilitet nga ana e Iranit do të tregohet vetëm “kur të shohim fleksibilitet nga pala amerikane”. Ai theksoi se Pakistani, i cili ka tentuar të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje, po vazhdon t’i përcjellë mesazhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por Uashingtoni “nuk e ka ndryshuar tonin e tij”.

Scroll to Top