Lindja e Mesme në alarm: Kërkohet evakuimi i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar pas kërcënimeve të Trump
Situata në Lindjen e Mesme është tensionuar sërish. Pas kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Iranit, është kërkuar evakuimi i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane të vendosur në Katar.
Ambasada amerikane në Doha nuk ka ofruar ende një reagim zyrtar në lidhje me këtë situatë. Nuk është specifikuar as numri i saktë i personelit ushtarak që u është kërkuar të zhvendoset.
Baza Al Udeid, e konsideruar si instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, strehon rreth 10,000 ushtarë. Ajo shërben gjithashtu si një qendër operative kryesore për forcat amerikane në rajon.
Më herët, një zyrtar i lartë iranian, cituar nga agjencia prestigjioze Reuters, paralajmëroi vendet e rajonit se Irani do të sulmonte bazat ushtarake amerikane në rast të një sulmi amerikan.
