Mijëra viktima nga protestat e dhunshme në Iran; Pentagoni përgatitet të dërgojë forca shtesë amerikane në Lindjen e Mesme
Pentagoni po përgatitet të dërgojë më shumë forca dhe mjete amerikane në Lindjen e Mesme. Mediat ndërkombëtare, duke cituar një raport të NBC News, theksojnë se ky dislokim përfshin një grup sulmues aeroplanmbajtës, avionë shtesë dhe sisteme mbrojtëse ajrore tokësore.
NBC raporton se forcat shtesë do të përforcojnë mjeteve amerikane që janë tashmë në rajon, ndërsa tensionet mes Iranit dhe SHBA-së mbeten të larta. Zyrtarë të cilët thuhet se janë shprehur për këtë çështje, theksojnë se forcat kanë për qëllim gjithashtu të sigurojnë gatishmërinë e ushtrisë në rast se Irani sulmon mjete ose aleatë të SHBA-së në rajon.
Mjetet dhe mijëra forca shtesë pritet të mbërrijnë në ditët dhe javët në vijim, sipas raportit.
