Përshkallëzohen tensionet në Sudan/ OKB bën bilancin: Të paktën 40 të vdekur pas sulmit në El-Obeid
Një sulm në qytetin strategjik të El-Obeid, kryeqytetit rajonal të Kordofanit të Veriut në Sudan, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave, sipas të dhënave të agjencisë humanitare të OKB-së të bëra publike të martën.
Agjencia nuk ka specifikuar datën e sulmit apo autorët e tij. Ky ngjarje vjen në një kohë kur luftimet janë intensifikuar për kontrollin e zonës në Sudanin qendror mes Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë.
Ndërkohë, të paktën shtatë persona u vranë në një sulm me dron në një spital pediatrik në Sudanin perëndimor, sipas një organizate mjekësh në vendin afrikan. Sudani vazhdon të jetë i shkatërruar nga lufta që shpërtheu në prill 2023.
Rrjeti i mjekëve sudanezë ka akuzuar paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për sulmin ndaj spitalit në Kernoi, një zonë pranë kufirit të Sudanit me Çadin.
