REUTERS: Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen, anije luftarake shtesë drejt Lindjes së Mesme
Marina amerikane ka dërguar një anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Reuters të enjten. Ky veprim vjen mes një grumbullimi të konsiderueshëm ushtarak në rajon dhe tensioneve në rritje.
Zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim, bëri të ditur se anija luftarake USS Delbert D. Black ka hyrë në rajon gjatë 48 orëve të fundit.
Shkatërruesi amerikan i pajisur me raketa të drejtuara, USS Delbert D. Black, është vërejtur teksa kalonte përmes Kanalit të Suezit në drejtim të Gjirit Persik, sipas të dhënave të publikuara nga faqja e gjurmimit MarineTraffic.
Aktualisht, besohet se të paktën 10 anije luftarake të SHBA-së ndodhen në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln.
