Tensionet Tregtare Shqetësojnë Marrëdhëniet Britani-Kinë-SHBA

Tensionet tregtare mes superfuqive të mëdha, në rritje

BBC: Vizita e Starmer në Kinë dhe sfida për të ruajtur aleancën me SHBA

Vizita tre-ditore e Starmer në Kinë vjen me sfidën shtesë për të mbajtur SHBA-në në anën e Britanisë, kështu shkruan BBC, ndërsa ka analizuar marrëdhëniet mes vendeve.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kërcënoi të vendoste tarifa 100% për mallrat kanadeze nëse vendi arrinte një marrëveshje tregtare me Pekinin. Kjo ndodhi disa ditë pasi kryeministri kanadez Mark Carney vizitoi Kinën dhe njoftoi se kishte rënë dakord për një “partneritet strategjik”.

Starmer ka këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar nuk do të detyrohet të “zgjedhë” midis Kinës dhe SHBA-së, ndërsa tensionet tregtare midis dy superfuqive vitet e fundit, janë në rritje.

Mbretëria e Bashkuar synon të mbajë lidhje të ngushta me SHBA-në, në biznes, siguri dhe mbrojtje, por shtoi se “të injorosh Kinën… nuk do të ishte e mençur”.

Megjithatë, ish-Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt i ka thënë BBC-së se kryeministri po përballet me “një litar të vërtetë diplomatik”.

“Sigurisht, do të ketë disa përfitime nga më shumë tregti me Kinën, por ka edhe një sasi të madhe rreziku”, thotë ai.

Scroll to Top