Tentativa për grabitjen e bankës, Policia: Autori qëlloi në dysheme
Janë zbuluar detaje të reja lidhur me tentativën për grabitjen e bankës ‘Fibank’ të ndodhur sot. Mësohet se personi i armatosur me armë tip kallashnikov ka qëlluar në dysheme, me qëllim për të trembur punonjësit e bankës. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin në momentin kur po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
