Shqiptari Tentoi të Vriste Bashkëshorten me Benzina, Shpëtoi Falë Djalit 15-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia të Italisë, ku një shtetas shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij. Fatmirësisht, djali i tyre 15-vjeçar arriti të shpëtonte nënën.
Sipas informacioneve nga mediat italiane, fillimisht burri ka sulmuar gruan, duke e shtyrë dhe duke e kërcënuar se do ta vriste. Më pas, ai e ka spërkatur me benzinë.
Djali 15-vjeçar, duke shfrytëzuar një moment shpërqendrimi të babait të tij, arriti t’i fshehte çakmakun, ndërkohë që nëna kishte arritur të telefononte policinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit. Shtetasi shqiptar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Çifti kishte 20 vite martesë.
