Teoria Komploti Ish-trajneri Jugosllavisë për humbjen ndaj Shqipërisë

Ish-trajneri i njohur serb, Milovan Gjoriç, ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si Serbia u mposht ndaj Shqipërisë në Leskovac. Në një intervistë për mediat vendase, ai ka lënë të kuptohet se ka dyshime që ekipi serb nuk ka dhënë maksimumin në humbjen përballë kombëtares shqiptare.

“Unë isha në Leskovac, e pashë ndeshjen… Kanë kaluar disa ditë por jam ende i sëmurë prej saj. Kam një shije të keqe në gojë. Nuk di çfarë të them, një ndeshje e çuditshme, në një atmosferë të çuditshme… ndjehem keq… Lojtarët tanë hynë në fushë ndaj Shqipërisë pa shumë emocion. Ishte e dukshme që nga fillimi. Pse? Nuk e di. Ata bënë gabime të pabesueshme. Mua më pëlqen Milosavljeviç shumë, është një xhevahir. Ai bëri gabim që në minutën e parë dhe nuk doli më nga ngërçi. Gjatë 90 minutave ndodhën gjëra jo futbolli. Kur e gjithë skuadra…Njëlloj si ndeshja ndaj Panathinaikos në Athinë, sikur ta kishin kopjuar,” tha ai.

I pyetur më pas se mos kishte ndodhur gjë me lojtarët serbë, si në rastin ku ata pretendojnë se janë helmuar me dashje në ngjarjen e Athinës në vitin 1971, Gjoriç aludon se kishte diçka tjetër.

“Jo, padyshim nuk i helmuan, por ishte sikur diçka kishte ndodhur. Kishte një ndjesi të keqe. Një ndeshje e çuditshme. Ata mund të bëjnë shumë më shumë… Ishte e gjithë skuadra, e gjithë skuadra u ndal. Nuk është problem kur ndalen një ose dy lojtarë, por e gjithë skuadra. Kështu vijnë ditë të tilla në futboll… Dhe kjo ndodhi në momentin më të rëndësishëm dhe më të vështirë. Nuk do të thosha se lojtarët tanë nuk deshën… Nisi keq dhe mbaroi keq. Pritej fitore por ata ishin të frikësuar për një rezultat negativ. Nuk ishin të sigurt në vetvete dhe ajo që ndodhi, ndodhi. Dushan Vlahoviç humbi rastin e 100-të, në pjesën e parë e çoi topin jashtë. Mitroviç luftoi, por nuk krijoi asnjë rast. Nuk kishte mesfushë, rëndësia e ndeshjes pat efekt mbi të rinjtë si Stankoviç e Samarxhiç. E gjithë skuadra luajti nën nivel,” tha ish-trajneri i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe Jugosllavinë.

Scroll to Top