“Jam i vdekur… për kafe” / A është gjallë Netanyahu? Rrjeti ndizet nga teoritë konspirative.
Prej disa ditësh, rrjeti po zien nga teoritë konspirative se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ketë ndërruar jetë. Kjo situ ka shtyrë Netanyahun të publikojë një video ku shfaqet duke biseduar me njerëz dhe duke u kujtuar qytetarëve të qëndrojnë pranë një zone të sigurt për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa iraniane.
Në këtë mënyrë, Netanyahu u përpoq të hidhte poshtë këto teori konspirative. Agjencia e lajmeve Reuters ka arritur të verifikojë vendndodhjen, e cila përputhet me imazhet satelitore të zonës.
Videoja, e filmuar në natyrë, u publikua një ditë pasi ai u shfaq në një kafene, duke hedhur poshtë lajmet se mund të ishte vrarë. “Jam i vdekur… për kafe”, tha ai.
Ndërkohë, edhe kjo video është përballur me analiza të detajuara online, ku janë kapur disa detaje që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e saj apo mundësinë që të jetë krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Disa nga detajet e vërejtura përfshijnë zhdukjen e unazës nga gishti i Netanyahut në një moment të caktuar të videos, si dhe datën në faturën për kafen, e cila është 14 prill 2024.
Kjo situatë vjen ndërsa lufta midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e tretë. Konflikti u përshkallëzua pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kryen sulme të përbashkëta ndaj Iranit muajin e kaluar. Sulmet vranë Udhëheqësin Suprem 86-vjeçar të Iranit, Ali Khamenei, dhe shkaktuan një konflikt më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme.
