Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në një ishull pranë brigjeve të Sumatrës, në Indonezinë perëndimore, nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti goditi ishullin Simeulue në orën 11:56 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 25 kilometrash.
Indonezia tronditet shpesh nga tërmetet pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit. Ky është një zonë me aktivitet të fortë sizmik, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore përgjatë pellgut të Oqeanit Paqësor.
