Tërmet 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Japoninë.

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë lëshoi sot një paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6.7 shkallë, i cili ndodhi larg brigjeve të pjesës veriore të vendit.

Tërmeti u regjistrua në orën 17:03 sipas kohës lokale, larg prefekturës Iwate. Ekziston rreziku për cunami deri në një metër lartësi, sipas të njëjtit burim, të cituar nga AFP.

Sipas rrjetit publik NHK, të cituar nga Reuters, Japonia lëshoi sot paralajmërim për cunami për prefekturën Iwate, në pjesën veriore të vendit, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare.

Cunami pritet të jetë rreth një metër i lartë, shtoi NHK.

Scroll to Top