Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë veriore.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami, me valë të mundshme deri në një metër.
Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth 130 kilometra larg bregdetit të qytetit Kuji, Prefektura Iwate, në ishullin kryesor të Honshu.
Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pas një tërmeti tjetër të fortë me magnitudë 7.6 ballë, i cili ndodhi të martën e kaluar rreth 80 kilometra larg bregdetit të Japonisë. Epiqendra e atij tërmeti ishte në një thellësi prej 50 kilometrash dhe shkaktoi një valë prej 40 centimetrash, e cila goditi qytetin Urakawa në prefekturën Hokkaido dhe portin Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori.
