Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë ka goditur brigjet e Japonisë, duke shkaktuar alarm për cunami me lartësi deri në tre metra.
Tërmeti, sipas Institutit Gjeodinamik të Japonisë, u regjistrua në orën 11:15 të mbrëmjes me kohën lokale, në zonën detare pranë prefekturës Aomori. Vatra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth 50 km.
Shërbimi Meteorologjik i Japonisë (JMA) fillimisht e kishte vlerësuar magnitudën e tërmetit në 7.2. Epiqendra e tij u lokalizua rreth 80 km larg brigjeve të prefekturës Aomori.
Forca e lëkundjeve, sipas shkallës japoneze prej 1 deri në 7, arriti nivelin 6+. Si pasojë, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami dhe u kanë bërë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen dhe të kërkojnë strehim në vende më të sigurta deri në rivlerësimin e situatës.
