Tërmet i fortë në Turqi: disa ndërtesa janë shembur

PAMJET: Tërmet i fuqishëm në Turqi, disa ndërtesa janë shembur

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë këtë mbrëmje. Epiqendra ishte në Balıkesir, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll dhe ishujt e Egjeut.

Tërmeti goditi në orën 22:48 sipas kohës lokale dhe kishte një thellësi prej 5.99 kilometrash. Kryetari i bashkisë së Sidirgit, e cila ishte zona më e prekur nga tërmeti, raportoi se disa ndërtesa ishin shembur.

Ministri turk i Shëndetësisë njoftoi se për momentin nuk kishte raportime për viktima apo të lënduar. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi për CNN Türk se ishin shkatërruar 3 ndërtesa dhe 1 dyqan, duke shtuar gjithashtu se nuk kishte të dhëna për viktima.

“Të gjitha ekipet tona kanë filluar menjëherë hetimet në vendngjarje. U shpreh urimet e mia më të mira qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti,” – deklaroi Yerlikaya.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera si Izmir, Kutahya, Yalova, Stamboll, Manisa, Usak, Aydin, Eskişehir, Sakarya dhe Tekirdag.

Po regjistrohen edhe lëkundje pasuese, ku më e forta deri tani ka qenë 4.2 ballë të shkallës Rihter. Menjëherë pas tërmetit të fortë, dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu bëri një deklaratë lidhur me ngjarjen: “Njësitë tona po kryejnë hetime dhe kontrolle të hollësishme në terren. Ne gjithashtu po e monitorojmë nga afër situatën,” – tha ai.

Scroll to Top