Tërmet i fuqishëm 6.0 godet Kinën, Xinjiang

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 godet Kinën

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 goditi të enjten rajonin Xinjiang në Kinë, pranë kufirit me Kirgistanin. Tërmeti ndodhi pranë qarkut Aktsi, i cili shtrihet afër kufirit të Xinjiangut me Kirgistanin, dhe thellësia e epiqendrës së tij u vlerësua rreth 10 kilometra, sipas Qendrës Kineze për Rrjetet Sizmiologjike (CENC).

Sipas të dhënave fillestare, tërmeti u ndje nga shumë banorë në zonën përreth epiqendrës, por nuk shkaktoi dëme të mëdha, përveç disa objekteve që ranë nga raftet, raporton Volcano Discovery.

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi jugun e Xinjiangut, Kinë, në orën 07:44 UTC (13:44 me kohën lokale), me thellësi 10 km pranë 41.1°N 78.4°E, rreth 150 km në perëndim-jugperëndim të Aksu dhe 145 km në veri-veriperëndim të Tumxuk. Një lëkundje e fortë dhe e cekët u ndje gjerësisht në të gjithë Xinjiangun dhe në Almaty, Kazakistan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top