Tërmet në Afganistan: 20 viktima, qindra të plagosur

Tërmet shkatërrues në Afganistan! BBC raporton të paktën 20 viktima dhe qindra të plagosur.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Afganistanin verior, sipas autoriteteve lokale. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vijojnë.

Qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, thanë zyrtarët vendas për BBC.

Tërmeti ra në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 01:00 sipas kohës lokale, pranë qytetit Mazar-e-Sharif, një ndër qytetet më të mëdha në Afganistan me rreth 500,000 banorë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 6.3 ballë dhe një thellësi prej 28 kilometrash. Shkalla e alarmit ishte “portokalli”, duke treguar gjasa për “dëme të konsiderueshme”.

Sharafat Zaman Amar, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë pranë qeverisë talebane, njoftoi se janë raportuar më shumë se 20 të vdekur dhe mbi 320 të plagosur.

Zyrtarë provincialë kishin deklaruar më parë për BBC-në se numri i viktimave pritet të rritet me vazhdimin e operacioneve të shpëtimit.

Scroll to Top