Jugu nuk gjen qetësi, tërmet në Devoll
Lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë vazhdojnë. Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.
