Turqia përjeton tërmete, regjistrohen disa paslëkundje.
Një tërmet i fuqishëm goditi këtë të hënë Gjirin e Antalias, me magnitudë 4.9 ballë, sipas raportimeve të autoriteteve. Të dhënat më të fundit nga AFAD tregojnë se tërmeti ndodhi në orën 13:21, me thellësi 28.25 kilometra.
Në orët e para të mëngjesit, një tërmet tjetër me magnitudë 4.3 ballë goditi lagjen Konyaaltı të Antalyas, me epiqendër në të njëjtën zonë dhe me thellësi 20.75 kilometra. Pas këtyre lëkundjeve, u regjistruan edhe paslëkundje me magnitudë 3.6.
Deri tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo të lënduar.
