Mër. Dhj 12th, 2018

Tërmeti i djeshëm dëmton dhjetëra banesa në veri të vendit

Për shumë familje në rajonin e Bulqizës dëmet e lëna pas nga tërmeti i së shtunës kanë qenë jo të vogla. Zare Përkola tregon se bashkë me familjen e saj është detyruar të kalojë natën jashtë nga frika e shembjes së shtëpisë.

Mentor Mjeshtri ka investuar 700 mijë lekë së fundmi për të rinovuar banesën e tij, por këto para i shkuan dëm. Drejtoria e Emergjencave Civile, pranë Prefekturës Dibër dhe asaj të Bashkisë Bulqizë, ka ngritur grupet e punës për të evidentuar dëmet e mundshme nga tërmeti.

Sipas përgjegjësit të emergjencave civile pranë Bashkisë Bulqizë, Flamur Jella, deri në këto momente raportohen mbi 55 shtëpi të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit.

Dëmtime të banesave ka patur edhe në zona të tjera. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkinë Klos janë dëmtuar 12 shtëpi, kryesisht në çarje muresh dhe dëmtime tavanesh, ndërkohë që në bashkinë Mat janë evidentuar 8 banesa të dëmtuara.

InfoPasqyra/tch

Kategori