Terrorizmi, Krimi Kibernetik: Lamallari kërkon vëmendje urgjente

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka trajtuar ndryshimet në Kodin e ri Penal. Ai u shpreh në komisionin e Ligjeve se çështjet lidhur me terrorizmin dhe armët janë problematika që prekin jo vetëm Shqipërinë.

Ministri Lamallari theksoi identifikimin e tendencave të reja kriminale, si krimi kibernetik, të cilat kërkojnë vëmendje parësore. Ai shtoi se pasuritë e konfiskuara kanë shënuar një rritje prej 60% krahasuar me një vit më parë, duke pasur edhe më shumë të pandehur për çështje korrupsioni.

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për Shqipërinë, jo vetëm për statusin e saj, por edhe për sigurinë rajonale. Tendencat kriminale aktualisht rrezikojnë Shqipërinë dhe rajonin më gjerë.

Shqipëria është e angazhuar pranë Komisionit Europian për plotësimin e kapitullit 23, duke synuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme deri në vitin 2025. Parapërgatitjet për Kodin e ri Penal do të vijojnë gjatë vitit 2026, me planifikimin e rreth 25 tryezave të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe bizneseve.

Kodi ekzistues penal, miratuar në vitin 1995, ka nevojë për reflektim dhe përshtatje me zhvillimet aktuale, përfshirë identifkimet e reja kriminale si krimi kibernetik. Gjithashtu, Ministri Lamallari theksoi se Kodi i Procedurës Penale duhet t’i nënshtrohet gjithashtu ndryshimeve.

Leave a Comment

Scroll to Top